Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:36 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

Çfarë i ndodhi Ervin Litës në Angli?

28-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në mes të një rruge në qytetin e Leicester, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar jetën, nuk arriti të mbijetojë

Redaksia ZHURMA 12:57 Përditësuar 17:09 1 min lexim
Çfarë i ndodhi Ervin Litës në Angli?
FOTO · Ilustrim · Police Line Curb Police Tape 3912300267 8c2b94756f o (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Një ngjarje tragjike ndodhi dy ditë më parë në Angli, ku humbi jetën i riu shqiptar Ervin Lita. 28-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në mes të një rruge në qytetin e Leicester, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar jetën, nuk arriti të mbijetojë. Ngjarja ka lënë pas një dhimbje të thellë te familja e tij, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe prekëse lamtumire nga të afërm, miq dhe njerëz që ndanë kujtime me Ervinin.

Në mesin e reagimeve për ngjarjen e rëndë, është dhe ai i motrës së viktimës, e cila është në pritje të fëmijës së saj, tregon se kishte folur me të vëllanë, pak përpara se të merrte ngjarjen tragjike për vdekjen e tij.

Mediat britanike bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhu ditën e diel, më 12 korrik. I riu shqiptar u gjet i plagosur rëndë në një rrugën në qytetin e Leicester dhe pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët e ambulancës, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Për më shumë informacion, shihni këtu.

Burim: Shekulli
— Redaksia ZHURMA

Komentet