Manët
Manët, në mitologjinë romake ishin shpirtrat e të vdekurve dhe veçanërisht shpirtrat e mirë. Sipas konceptit popullor, manët banonin brenda në tokë. Të afërmit i nderonin ata, duke u bërë blatime me verë e qumësht. Meqë varret ishin nën mbrojtjen e manëve, në krye të çdo epitafi gjendeshin këto fjalë: Dis manibus (perëndive manë). Zhurma dhe tingujt e metaleve i shqetësonin manët dhe i bënin të iknin, por pamja e zjarrit i gëzonte, prandaj pranë varreve vendosnin llamba të vogla.