Driadat

Driadat, nimfa që mbronin pyjet dhe pemët. Grekët besonin se Driadat jetonin dhe vdisnin sëbashku me pemën. Driadat mund të endeshin në liri të plotë, të vallëzonin rreth lisave dhe të martoheshin me të vdekshmit. Ato kishin mbi kokë një kurorë

me gjethe lisi dhe një sëpatë për të goditur ata që do të cënonin pemën që u qe besuar të mbronin. Nganjëherë driadat quhen hamadriada (gr. të bashkuara me pemën). E njohur ndër driadat është Euridika, gruaja e Orfeut. Figura e driadave ndeshet në artin dhe në poezinë e epokave të ndryshme.

Shih edhe