Belona
Belona, hyjneshë romake e luftës. motra ose gruaja e Marsit, të cilit i përgatiste qerren kur shkonte në luftë, sikurse hyjnesha greke Enio. Identifikohej me hyjneshën sabine Nerio. Poetët e paraqitnin atë në mes të betejave, të armatosur me shigjeta, mburojë. kamxhik dhe pishtar, duke u dhënë zemër luftëtarve. Priftërinjtë e saj quheshin belonarë. Në festat e hyjneshës ata kalonin rrugëve, duke mbajtur në dorë një shpatë ose një brisk me të cilin copëtonin trupin. Belona kishte një tempull në Romë, në të cilin senati priste strategët ngadhnjimtarë dhe ambasadorët e huaj, të cilët, sipas ligjit. nuk mund të futeshin në qytet. Në tempull qëndronte një shtyllë, përmes së cilës prifti i saj hidhte shigjetën si shenjë e fillimit të luftës. Në kuptimin e figurshëm «shërbimi për Belonën»- do të thotë shërbimi ushtarak, kurse shprehja «fëmijët e Belonës» do të thotë luftëtarët, ushtarët.