Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:26 Zjarr në malin e Shashicës mbi Kaninë, era e forta vështirëson ndërhyrjen05:20 Kalaja e Prizrenit mbyll për dy javë për punime emergjente05:17 Dogana sekuestron 2.559 pako barnash pa banderolë në Prishtinë05:10 Gjumia më e gjatë lidhet me uljen e peshës sipas studimi05:05 Koncertet e Kanye West në Shën Petersburg rrezikohen nga mungesa e kontratës me stadiumin04:51 Sindikata e Re e KEK-ut zhvillon aksion simbolik, paralajmëron protestë për nesër04:46 Ministrja Janevska: Tekstet shkollore janë shpërndarë për vitin 2026/202704:40 BDI: Dokumentet zyrtare dëshmojnë përgatitjen e projektit Shkup-Bllacë në kohën e tyre04:36 PSRK: Sheholli zbatoi planin e zyrtarit të BIA-s Bojan Dimiç për të dëmtuar Kosovën04:31 Amir Rrahmani në formacionin e javës së parë të Serie A-së
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Dogana ndalon 128 palë këpucë me marka të mbrojtura në Hanin e Elezit

Dogana e Kosovës ndaloi 128 palë këpucë të markave të mbrojtura për shkak të dyshimeve mbi të drejtat e pronësisë intelektuale.

Redaksia ZHURMA 10:19 Përditësuar 10:41 1 min lexim
Dogana ndalon 128 palë këpucë me marka të mbrojtura në Hanin e Elezit
FOTO · Ilustrim · Moscow. Police car, Okhotny Ryad-Mokhovaya (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Më 3 korrik 2026, rreth orës 22:00, zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë ndaluar për kontroll një automjet me targë vendore, në kuadër të zbatimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe kompetencat ligjore. Drejtuesi i automjetit është pyetur fillimisht nëse posedonte mallra për deklarim dhe, pas deklarimit se nuk kishte asgjë për të paraqitur, zyrtarët bazuar në dyshime të arsyeshme dhe në autorizimet e përcaktuara me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, kanë ushtruar kontroll fizik të bagazhit të automjetit.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë zbuluar 128 palë këpucë të markave të mbrojtura, për të cilat personi nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e këtyre produkteve. Në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, Dogana e Kosovës ka kompetencë të ndalojë mallrat për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, si dhe të ndërmarrë masat administrative dhe kundërvajtëse ndaj personave që tentojnë t'i fusin ose t'i qarkullojnë ato në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Lidhur me rastin është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin doganor dhe dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke kontribuar në mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës.

Burim: RTV21, Sinjali, Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Komentet