Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:02 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Studimi: Dobësimi i lekut rrit çmimet, por forcimi i tij nuk i kthen në të njëjtën masë

Banka e Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk mundet të amortizojë çmimet e rritura gjatë dobësimit e tij

Redaksia ZHURMA 09:43 Përditësuar 10:25 1 min lexim
Studimi: Dobësimi i lekut rrit çmimet, por forcimi i tij nuk i kthen në të njëjtën masë
FOTO · Ilustrim · One stands out 002 2025 01 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Një studim i Bankës së Shqipërisë tregon se ndikimi i kursit të këmbimit te inflacioni nuk ka qenë edhe aq i fortë. Sipas përllogaritjeve, forcimi i lekut nuk mundet të amortizojë çmimet e rritura gjatë dobësimit e tij, pra kur inflacioni është i lartë.

Analiza mbulon periudhën 2002–2024 dhe bazohet në të dhëna mujore nga INSTAT dhe Banka e Shqipërisë. Përveç kursit të këmbimit, në model janë përfshirë edhe faktorë si norma bazë e interesit, inflacioni i importuar, çmimi i naftës, aktiviteti ekonomik dhe oferta monetare.

Sipas autorëve, kur inflacioni është i ulët, luhatjet e kursit të këmbimit kanë ndikim të kufizuar mbi çmimet. Megjithatë, kur inflacioni rritet, nënçmimi i lekut përkthehet në presione shumë më të forta inflacioniste, ndërsa mbiçmimi i monedhës vendase ka efekt minimal në uljen e çmimeve.

Studimi vëren gjithashtu se ndikimi i inflacionit të importuar dhe i kursit të këmbimit bëhet më i fortë në periudha me inflacion të lartë. Në të njëjtën kohë, politika monetare e Bankës së Shqipërisë rezulton efektive në kontrollin e inflacionit në të gjitha nivelet e tij.

Burim: Gazeta Si, https://gazetasi.al/studimi-dobesimi-i-lekut-rrit-cmimet-por-forcimi-i-tij-nuk-i-kthen-ne-te-njejten-mase/
— Redaksia ZHURMA

Komentet