Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:10 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport SHQ

Gabimi i Aldo Teqjas i heq fitoren Dinamos — 1-1 në Slloveni

Gabimi i Aldo Teqjas i hoqi fitoren nga duart Dinamos; Hekuran Berisha shënoi golin e parë

Redaksia ZHURMA 23:25 Përditësuar 16:07 1 min lexim
Gabimi i Aldo Teqjas i heq fitoren Dinamos — 1-1 në Slloveni
FOTO · Foto: Aldo Teqja01 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Tirana — Dinamo është larguar me një barazim 1-1 nga transferta në Slloveni. “Nëndetësja” gjeti e para rrugën e rrjetës që në minutën e 15 të takimit. Ishte Hekuran Berisha ai që shënoi golin e vetëm të Dinamos në këtë sfidë. Ekipi i Ilir Dajës ishte në kontroll të lojës, por një gabim i Aldo Teqjas i hoqi fitoren nga duart Dinamos. Portieri i dinamovitëve i fali topin kundërshtarit në minutën e 84-t, kur Vërbaneci shfrytëzoi rastin dhe barazoi shifrat në 1-1.

Kështu, kualifikimi për në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do të vendoset javën e ardhshme në Shqipëri, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit. Burim: Sportekspres, https://sportekspres.com/nje-gabim-i-portierit-i-heq-fitoren-nga-duart-dinamos-kualifikimi-do-te-vendoset-ne-shqiperi/ — Redaksia ZHURMA

Komentet