Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Çitaku: Ngjarja e 16 shtatorit është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar drejtësi në Apel pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, u paraqit para mediave me një bluzë ku shkruante «Kosova po pret», ndërsa foli për zhvillimet rreth vendimit të Gjykatës Speciale që shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte.

Çitaku: Ngjarja e 16 shtatorit është krim ndaj drejtësisë dhe historisë
Foto: sinjali.com

Gjykata dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg. Çitaku u shpreh se nga procesi i Apelimit pritet vendosja e drejtësisë.

«Sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në apel», deklaroi ajo, duke iu përgjigjur gjithashtu shkurt pyetjeve rreth dekretimit të ligjit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 25 kamera →