Çfarë do të thotë bashkimi i aktakuzave për Çedomir Aksiqin?

Pse prokuroria speciale kërkon që dy raste kundër të akuzuarit për krime lufte të trajtohen së bashku?

Çfarë do të thotë bashkimi i aktakuzave për Çedomir Aksiqin?
Foto: Pixabay

PRISHTINË — Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e së hënës në rigjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq, Prokuroria Speciale kërkoi bashkimin e dy aktakuzave kundër tij. Njëra aktakuzë është për rigjykimin e tij individual, kurse tjetra është ajo e masakrës së Reçakut, ku ai ngarkohet së bashku me 20 të akuzuar të tjerë.

Prokurorja speciale Habibe Salihu tha se pas pranimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, është vënë në dijeni se Çedomir Aksiq po akuzohet edhe për një rast tjetër për veprën penale të njëjtë. "Sot, e kam siguruar një aktvendim të Apelit sipas së cilit aktvendim është duke u zhvilluar një procedurë tjetër kundër Çedomir Aksiq dhe sugjerimi edhe i Apelit është që ky rast të bashkohet. Andaj kam një propozim që të bashkohet ky rast me rastin tjetër meqenëse janë të përfshirë edhe disa të dëmtuar tjerë", deklaroi Salihu.

Salihu shtoi se sipas saj, duhet të lejohet ky propozim pasi "nëse nuk mund të trajtohen në rastin tjetër, dëmtohet një grup i madh i të dëmtuarve". Sipas saj, nëse Gjykata nuk e aprovon këtë propozim, do të bëjë "zgjerimin e aktakuzës sa i përket të dëmtuarve në këtë rast".

Paraprakisht, mbrojtësi i Aksiqit, avokati Ymer Berisha, në fjalën hyrëse deklaroi se nuk ka vërejtje dhe se e përkrah vendimin e shkallës së dytë, i cili ktheu në rigjykim këtë çështje penale. Berisha propozoi që Gjykata të "eleminojë shkeljet procedurale duke përmbushur të gjitha kushtet ligjore për një gjykim të drejtë".

Më pas, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se lidhur me propozimin do të merret vendim jashtë seancës dhe të gjitha palët do të njoftohen me kohë, andaj seanca u ndërpre pa vendim.

Ndryshe, aktakuza tjetër kundër Aksiqit, e ngritur nga Prokuroria Speciale më 30 dhjetor 2025 me propozim për gjykim në mungesë, akuzon 21 persona për "Krim të luftës kundër popullsisë civile" për masakrën e Reçakut më 15 janar 1999. Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve. Aktakuza përshkruan vrasjet mizore, trajtimin çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimin e pasurisë së civilëve.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse 4.67 milionë euro për heqjen e dheut pas vdekjes në autostradë?
  2. Pse kërkon Demokraci Plus anulimin e tenderit 480 mijë euro të MMPH-së?
  3. Pse gratë që punojnë tokën në Kosovë mbeten pa subvencione?
  4. Si punësoi Komuna e Gjilanit 95 persona pa asnjë procedurë?

Vazhdo leximin