Armend Mehaj: Jemi të përgatitur si për paqe, ashtu edhe për luftë
Ish-ministri i Mbrojtjes deklaron se Kosova ka kapacitete për ta mbrojtur veten dhe për t'u përballur me kërcënimet e mundshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar rëndësinë e orientimit euroatlantik, duke vënë në fokus paqen, sigurinë dhe zhvillimin e rajonit. Gjatë deklarimeve të tij, ai ka bërë të inidikuar se Kosova është më e përgatitur për t'u përballur me kërcënimet e mundshme nga Serbia, falë kapaciteteve mbrojtëse dhe armatimit. Sipas tij, vendi synon paqen, por ka aftësi për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e saj.
Në mesazhin e tij të ndarë lidhur me këtë çështje, ai ka shkruar fjalëpërfjalë: «Jemi të përgatitur si për paqe, ashtu edhe për luftë», duke ritheksuar kështu rëndësinë e sigurisë dhe të së ardhmes euroatlantike për vendin. Këto qëndrime vijnë në një kohë kur diskutohet gjerësisht mbi sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në rajon, ndërkohë që institucionet dhe figura publike vazhdojnë të tërheqin vëmendjen te nevoja e forcimit të kapaciteteve shtetërore.