Zhurma Press E Premte · 18 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:18 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport DIA

Arbër Hoxha pranë kalimit te Al Wahda për 2.5 milionë euro

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha, është afër transferimit te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wahda.

Redaksia ZHURMA 11:24 Përditësuar 11:38 1 min lexim
Foto: telegrafi.com
FOTO · Foto: telegrafi.com Arkivi ZHURMA

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha, duket se është shumë pranë largimit nga klubi kroat dhe transferimit te skuadra Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas mediumit kroat “tportal”, palët janë pajtuar për një marrëveshje që kap vlerën e 2.5 milionë eurove.

Postimi · X ↗

Dinamo Zagreb pritet të arkëtojë 2.5 milionë euro si kompensim nga ky transferim, ndërsa do të ruajë edhe 10 për qind të kartonit të lojtarit për shitjen e ardhshme. E ardhmja e sulmuesit shqiptar te klubi kroat u vu në pikëpyetje vetëm dy ditë pasi ai e nisi nga minuta e parë ndeshjen e Dinamos në Ligën e Evropës. Ndërkohë, Hoxha pritet të grumbullohet me Shqipërinë për Ligën e Kombeve.

Burimet: Albeu; Telegrafi (klaster 2 outlets).

Komentet