Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ekonomi Shqipëria

AKU pranon mish shpendësh dhe gjedhi nga Brazili me certifikata para 3 shtatorit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se ngarkesat me certifikata veterinare të lëshuara para 3 shtatorit 2026 do të vijojnë të pranohen në pikët kufitare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

AKU pranon mish shpendësh dhe gjedhi nga Brazili me certifikata para 3 shtatorit
Foto: Ilustrim · Screenshot_76.webp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar se importi i mishit të shpendëve dhe gjedhit nga Brazili do të vazhdojë të pranohet në Pikat e Kontrollit Kufitar për ngarkesat që kanë certifikata shëndetësore veterinare të lëshuara para 3 shtatorit 2026, edhe nëse mbërrijnë pas kësaj date.

Vendimi vjen pas ndryshimeve në Rregulloren Zbatuese të Komisionit Evropian 2026/1189, me të cilën Brazili është hequr nga lista e vendeve të autorizuara për eksportin e këtyre produkteve drejt Bashkimit Evropian. Megjithatë, Komisioni Evropian ka përcaktuar se kërkesat e reja nuk zbatohen për eksportet e realizuara para 3 shtatorit 2026.

AKU thekson se do të vijojë monitorimi dhe zbatimi i kërkesave të legjislacionit në fuqi, në përputhje me Urdhrin e Ministrit nr. 294, datë 13.06.2006, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →