AKSK apelon kujdes ndaj mashtrimeve bankare në telefon

Pse po shtohen thirrjet mashtruese që imitojnë banka dhe institucione të njohura?

AKSK apelon kujdes ndaj mashtrimeve bankare në telefon
Foto: Pixabay

TIRANË — Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka lëshuar sot një apel për qytetarët, duke i kërkuar të rrisin vigjilencën ndaj një vale të re telefonatash mashtruese që imitojnë banka dhe institucione të njohura.

AKSK bën me dije se ka identifikuar raste të thirrjeve të dyshimta përmes aplikacioneve të komunikimit, ku mashtruesit përdorin emra, logo dhe identitete vizuale të bankave për të fituar besimin e përdoruesve. "Mashtruesit mund të paraqiten si përfaqësues të një banke ose institucioni, duke pretenduar se ka probleme me llogarinë tuaj, se kërkohet verifikim i të dhënave ose se duhet të kryeni një veprim urgjent", paralajmëron AKSK.

Autoriteti këshillon qytetarët të mos ndajnë kredencialet e hyrjes, kodet OTP, të dhëna të kartave bankare apo informacione të tjera personale. Për t'u mbrojtur, duhet të verifikohet gjithmonë identiteti i personit që kontakton përmes kanaleve zyrtare të institucionit; të mos iu besohet vetëm emrit, logos apo fotos së profilit; të mos klikohen lidhje e as të instalohen aplikacione të dërguara gjatë komunikimit.

"Bankat dhe institucionet nuk ju kërkojnë kredencialet, fjalëkalimet apo kodet e sigurisë përmes telefonatave, videothirrjeve apo mesazheve", thekson njoftimi zyrtar. AKSK rekomandon bllokimin dhe raportimin e menjëhershëm të kontakteve të dyshimta në platformën përkatëse.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/06/17/aksk-apel-qytetareve-kujdes-nga-telefonatat-mashtruese-ne-emer-te-bankave/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë po rrezikon sigurinë në plazhet shqiptare këtë verë?
  2. Si po përgatitet Shqipëria për dy kapituj të BE-së?
  3. Inflacioni i Shqipërisë në 3,3% sipas standardit të BE-së
  4. Mirdita shton 6 zjarrfikës për sezonin veror

Vazhdo leximin