Kronikë e zezë
MKD
Çfarë ndodhi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni?
Qendra e Menaxhimit të Krizave njoftoi 17 zjarre dhe 16 shuarje plotësisht
Redaksia ZHURMA
11:53
Përditësuar 18:17
1 min lexim
SKOPJË — Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në zona të hapura në të gjithë vendin, një prej të cilave është vënë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar plotësisht, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave. Sipas informacioneve nga Komanda Qendrore, zjarri në Komunën e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Belica, ku u përfshi një pyll me pisha dhe bimësi të ulët, është nën kontroll. Zjarret në Komunën Gjorçe Petrov pranë fshatit Kuçkovë, në Veles pranë fshatit Crkvino, në Negotinë pranë fshatit Crveni Bregovi dhe në Bogdanci pranë fshatit Stojakovë, ku digjej kryesisht bimësi e ulët dhe e degraduar, janë shuar.
Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA