Vedat Muriqi shënon gol të tretë rresht për Fenerbahçen
Sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e tretë në fitoren 2:0 ndaj Samsunsporit.
Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol në kampionatin elitar të Turqisë. Sulmuesi i Kosovës e kaloi Fenerbahçen në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes në udhëtim ndaj Samsunsporit, e cila u mbyll me rezultat 2:0.
https://twitter.com/GARLAND1254272/status/2094131470570865028
Ky ishte goli i tretë rresht për Muriqin, i cili realizoi edhe ndaj Konyasporit në Superligën turke dhe ndaj Lyonit në ndeshjen kthyese të plejofit për në Ligën e Kampioneve. Ai ka tri gola dhe një asistim në tri ndeshjet e fundit.
Muriqi u zëvendësua në minutën e 64-t, ndërsa golin e dytë për Fenerbahçen e shënoi Oguz Aydin në minutën e 50-të.