Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:05 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Viral & Showbiz SHQ

Pse po kthehet në modë manikyri natyral?

Trendi i ri që po dominon estetikën “old money” dhe “quiet luxury” është manikyri natyral, duke zhvendosur fokusin nga dizajnet ekstravagante drejt thonjve të shkurtër dhe kujdesur

Redaksia ZHURMA 07:00 Përditësuar 17:48 1 min lexim
Pse po kthehet në modë manikyri natyral?
FOTO · Foto: Hastings County Archives OSD 1938-1939-54 (39912414015) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Nëse dikur manikyri perfekt lidhej me thonj të gjatë, ngjyra të forta dhe dizajne që binin menjëherë në sy, tani luksi po flet shumë më qetë. Trendi i ri që po dominon estetikën “old money” dhe “quiet luxury” është manikyri natyral. Thonj të shkurtër, të pastër, të kuruar me kujdes dhe në nuanca të buta nude, rozë qumështi apo transparente. Pa gurë, pa dizajne të ngarkuara, pa forma dramatike. Vetëm pastërti, finesë dhe një ndjesi elegance që nuk ka nevojë të bërtasë për t’u vënë re.

Ky stil po shihet gjithnjë e më shumë te vajzat e famshme, influencueset dhe rrethet e modës që diktojnë trendet e bukurisë. Në vend të manikyrit ekstravagant, fokusi është zhvendosur te duart e kujdesura, lëkura e hidratuar, forma natyrale e thonjve dhe pamja “clean girl” që lidhet me një luks më të heshtur.

Në thelb, thonjtë natyralë nuk janë mungesë manikyri. Përkundrazi, janë manikyri më i vështirë për t’u fshehur pas trukeve. Ata kërkojnë rregullsi, kujdes, higjienë dhe një estetikë shumë të pastër. Prandaj edhe po konsiderohen si simbol i ri i elegancës: sepse duken të thjeshtë, por japin menjëherë idenë e një njeriu të kuruar.

Nuancat më të kërkuara janë “milky nude”, rozë shumë e lehtë, bezhë transparente, shkëlqim natyral dhe manikyr francez shumë minimalist. Edhe format janë më të buta: ovale, të rrumbullakëta ose “soft square”, gjithmonë me gjatësi të shkurtër ose mesatare.

*Burim: Report Tv, https://report.al/old-money-thonjte-natyrale-jane-se-fundmi-simboli-i-ri-i-elegances/*

*— Redaksia ZHURMA*

Komentet