Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:38 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Polici i Njësisë së Reagimit Shpejtë gjendet pa jetë në Morinë

Hajdari u gjet pa shenja jete te varrezat e fshatit Morinë në Kukës; dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri

Redaksia ZHURMA 10:23 Përditësuar 16:14 1 min lexim
Polici i Njësisë së Reagimit Shpejtë gjendet pa jetë në Morinë
FOTO · Foto: Landscape of Kukes / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

KUKËS — Vdekja e policit të Njësisë së Reagimit Shpejtë Shaban Hajdari, ka lënë të pikëlluar familjen por edhe kolegët. Hajdari u gjet pa shenja jete te varrezat e fshatit Morinë në Kukës. Ai dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta, duke vlerësuar kontributin e tij në shërbim të Policisë së Kosovës. Në telegramin e ngushëllimit, Sindikata ka shprehur dhimbjen për humbjen e zyrtarit policor dhe është solidarizuar me familjarët, kolegët dhe të afërmit e tij.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari. Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit, duke u uruar forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje” — shkruan Sindikata.

Në fund të mesazhit, Sindikata ka nderuar kujtimin e Hajdarit me fjalët: “Qoftë i përhershëm kujtimi për të.”

Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/qofte-i-perhershem-kujtimi-per-1te-sindikata-e-policise-ngushellon-familjen-e-policit-shaban-hajdari
— Redaksia ZHURMA

Komentet