Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

Pse u ndalohet qarkullimi në autostradat?

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton kufizime të përkohshme për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë gjatë ditës së sotme, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë

Redaksia ZHURMA 07:53 Përditësuar 16:44 1 min lexim
Pse u ndalohet qarkullimi në autostradat?
FOTO · Ilustrim · Presidency in Tirana, Albania (CC BY-SA 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet në intervalin kohor 11:00–17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Nga ministria bëhet e ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime të qarkullimit, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim. Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Komentet