Pritjet te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë arrijnë në 1.5 orë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në Han të Elezit pritjet janë deri në 20 minuta, kurse në Vërmicë hyrja zgjat 15 minuta.
Redaksia ZHURMA
+ Ruaj
PRISHTINË — Pritjet në pikat kufitare të Kosovës për momentin po shkojnë deri në një orë e gjysmë në disa pika. Sipas përditësimit të fundit, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë arrijnë deri në një orë e gjysmë, ndërsa për të dalë nga kjo pikë qytetarët presin deri në një orë e dhjetë minuta.
Në pikën kufitare në Muçibabë, daljet zgjasin deri në një orë e gjysmë, ndërsa hyrjet në këtë pikë shkojnë deri në një orë. Ndërkohë, në Han të Elezit pritjet në hyrje dhe dalje arrijnë në 20 minuta, kurse hyrja në pikën e Vërmicës zgjat deri në 15 minuta.
Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA