Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:58 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:56 Virginia Fonseca kritikohen për marrëdhënie me trajnerin personal, video e re shkakton …04:40 Radio Llapi paralajmëron stuhi të forta dhe breshër për shtunë pas valës së nxehtisë04:36 Komuna e Podujevës mbyll dëgjimet publike për buxhetin 202704:16 Piktori Kujtim Buza ndahet nga jeta04:10 Engjëllusha Salihu ndanë fotofamiljare me djalin Amer në ditëlindjen e babait Lul04:05 Rexhep Çullhaj publikon tregimin “Nderimi diçka di… po s’ka problem” dhe “E PAPËRSËRITS…04:00 Kërçeli optimist për marrëveshje me LDK për president javës së ardhshme03:56 Deliu-Kodra: Kurti bllokon institucionet, PDK do të protestojë deri në reflektim03:50 17-vjeçari dyshohet për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren03:45 Olsa Muhameti: Big Brother VIP Kosova 5 pritet të fillojë në tetor
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi KOS

Pse mungesa e punëtorëve në minierën e Artanës?

Rreth 700 minatorë kanë punuar në këtë minierë, tani numri i tyre është rreth dhjetë herë më i vogël

Redaksia ZHURMA 07:17 Përditësuar 17:23 1 min lexim
Pse mungesa e punëtorëve në minierën e Artanës?
FOTO · Foto: Arbeni 896x672 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Në thellësitë e minierës së Artanës, ku ekipi i emisionit "Krejt Kapak" i Klan Kosovës ka sjellë rrëfimin për njerëzit që punojnë larg dritës së diellit, dikur në këtë minierë punonin rreth 700 minatorë, ndërsa sot numri i tyre është rreth dhjetë herë më i vogël.

Mungesa e punëtorëve është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet kjo minierë. Aktualisht, në minierë punojnë rreth 87 persona, prej të cilëve 46 janë drejtpërdrejt në punët nëntokësore, raporton Klankosova.tv.

"Përpara kemi pasur 130-140 punëtorë, por shumë prej tyre kanë dalë në pension. Numri është zvogëluar dhe nga tri ndërrime kemi kaluar në dy, ndërsa një ndërrim është larguar për shkak të mungesës së punëtorëve", ka treguar Arben Ramadani, drejtor i Departamentit të Prodhimit në Minierën e Artanës.

Sipas tij, të rinjtë janë të interesuar për këtë profesion, por shpeshherë kushtet dhe pagat në sektorin privat ndikojnë që ata të zgjedhin alternativa të tjera. "Miniera nuk është një punë e lehtë. Minatorët janë në male, nuk janë në ambiente komode. Megjithatë, ky është një profesion që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi", u tha gjatë vizitës në minierë.

Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/ne-thellesite-e-minieres-se-artanes-jeta-e-minatoreve-qindra-metra-nen-toke-video/

— Redaksia ZHURMA

Komentet