Mickoski: Përmes Maqedonisë, Aleksandropoli do të lidhet me Evropën
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se përmes Maqedonisë, Aleksandropoli do të lidhet me Evropën Qendrore.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se përmes Maqedonisë, Aleksandropoli do të lidhet me Evropën Qendrore. Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe intervistës së dhënë për MIA-n në Uashington, ai u shpreh se rajoni dhe kjo qeveri shihen si mike e ngushtë dhe prioritet kryesor për SHBA-në.
Mickoski theksoi se janë duke diskutuar për projekte kapitale në energjetikë dhe infrastrukturë që do të kenë rëndësi historike në vitet që vijnë. Sipas tij, gjatë takimeve është biseduar për financimin e mundshëm të Çebrenit dhe Galishtes, tubacionin e gazit që lidh terminalin LNG në Aleksandropoli me Evropën Qendrore, si dhe për minierën e antimoniut në Lluke të Kriva Pallankës.
Po kërkohet gjithashtu investitor për Çebrenin dhe Galishten, ndërsa bisedimet janë zhvilluar edhe në DFC me Karollajn Vik, e cila është përgjegjëse për zhvillimin dhe investimet në të gjithë botën.
Burimet: Bota Sot; Telegrafi; Zhurnal.mk (klaster 3 outlets).