Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Hënë · 27 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Meteo Kosova: Priten e forta dhe reshje intensive

Aktivitet i fuqishëm elektrik dhe rrezik të lartë për përmbytje

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Meteo Kosova: Priten e forta dhe reshje intensive
FOTO · Ilustrim · Thunderstorm clouds (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Pas një përmirësimi të shkurtër të motit gjatë fundjavës dhe ngritjes së temperaturave, të cilat të dielën arritën rreth vlerës 30°C, në orët vijuese pritet destabilizim gradual i motit. Ky destabilizim vjen si pasojë e sistemeve të fuqishme atmosferike që kanë përfshirë Italinë.

Pra, gjatë natës, respektivisht në orët e para të 24-orëshit të ditës së hënë, priten lokalisht rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh. Më pas, gjatë orëve të mëngjesit, pritet zhvillimi i linjave të organizuara të stuhive, sidomos në gjysmën e poshtme të Kosovës, me theks të veçantë në Rrafshin e Dukagjinit.

Këto sisteme do të kenë lëvizje shumë të ngadalta, duke qëndruar për një kohë më të gjatë mbi të njëjtat zona dhe duke sjellë reshje shumë intensive, aktivitet të fuqishëm elektrik dhe rrezik të lartë për përmbytje. Nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër lokal.

Gjatë orëve të pasdites nuk do të mungojnë intervalet me diell, ndërsa lokalisht mund të zhvillohen sërish rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, të cilat mund të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Erërat, në momente të caktuara gjatë kalimit të stuhive, mund të jenë të fuqishme, me shpejtësi deri në 70 km/h.

Për dallim nga java e kaluar, kur rreziku kryesor ishin erërat e forta dhe breshëri, këtë herë kërcënimi kryesor pritet të jenë reshjet intensive dhe përmbytjet. Në disa zona, sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 100 mm, duke rritur ndjeshëm rrezikun për vërshime lokale.

Në Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 27°C. Nga dita e martë pritet përmirësim gradual i motit dhe më shumë intervale me diell, ndërsa nga e mërkura temperaturat do të shënojnë sërish rritje, me vlera maksimale që gjatë javës mund të arrijnë deri në 35°C.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/meteo-kosova-te-henen-priten-stuhi-te-forta-aktivitet-i-fuqishem-elektrik-reshje-rreke-dhe-permbytje/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →