Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:42 VLEN-i përballë rreziq ndarjeje: konflikt Mexhiti-Azizi në fazëfinale03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në02:52 Tuzi shënon Ditën e Komunës me ceremoninë dhe minutë heshtje
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Viral & Showbiz

Kur do të rikthehet 'Kafeneja Jonë'?

Producenti dhe aktorët po punojnë në një film të metrazhit të gjatë, duke sjellë një dimension të ri për publikun

Redaksia ZHURMA 21:52 Përditësuar 17:12 1 min lexim
Kur do të rikthehet 'Kafeneja Jonë'?
FOTO · Foto: Shkumbin-Istrefi / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Prej disa javësh në rrjet ka filluar të ziejë një thashethem që i ka gëzuar pamasë ndjekësit besnikë të këtij produksioni. Bëhet fjalë për rikthimin e një prej serialeve më popullore në historinë e televizionit tonë, i cili vazhdon të shikohet dhe të kërkohet me të njëjtin entuziazëm, edhe pse ka kaluar mbi një dekadë që nga ndërprerja e transmetimit.

Thashethemi nisi pas një interviste të fundit të producentit dhe aktorit Shkumbin Istrefi, në podcastin “Voice of Gogaj” me Albinë Bricori Sadikajn. Aty u hodh shkëndija e parë, por me sa duket, gjërat kanë ecur më shpejt nga sa mendonim fillimisht.

Nuk bëhet fjalë më vetëm për një ide në ajër apo dëshirë të mirë, por për hapa dhe punë konkrete. Ideja aktuale është që ky projekt të rikthehet në formatin e një filmi të metrazhit të gjatë, duke sjellë një dimension të ri për publikun, siç edhe u la të kuptohet në podcastin e drejtuar nga Albina.

Prive By Liberta Spahiu mëson se puna në skenar vetëm se ka nisur dhe ngjarjet po marrin formë. E nëse po mendoni se koha ka bërë të veten dhe në këtë rikthim do të kemi mungesa të fytyrave të dashura, vjen një lajm jashtëzakonisht i mirë.

Ndonëse do të ndjehet pashmangshmërisht zbrazëtia e atyre aktorëve të dashur që fatkeqësisht nuk jetojnë më, disponimi i kastit është tejet pozitiv. Synimi është që të gjithë protagonistët e tjerë origjinalë të bëhen bashkë për këtë projekt.

Nëse gjithçka shkon siç duhet, sipas burimeve tona filmi do ta ketë premierën vitin tjetër. Aktualisht, paralel me skenarin, po punohet me intensitet edhe në gjetjen e financimit të këtij projekti për të garantuar një standard të lartë realizimi.

Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/kafeneja-jone-po-rikthehet-pak-me-ndryshe-se-qe-e-kemi-menduar/
— Redaksia ZHURMA

Komentet