Kuçedra
Kuçedra, në mitologjinë shqiptare është një qenie me pamje rrëqethëse e të neveritshme. Fytyra dhe i gjithë trupi i saj janë të mbushura me qime të gjata. Ajo përfytyrohej si një grua e thinjur, trupmadhe, me gjoks të varur, ose si një gjarpër shumë i madh me 7-12 kokër që nxjerr flakë nga goja. Besonin se kur afrohej kuçedra, koha prishej dhe shtrëngatat e mëdha shoqëronin daljen e saj. Shtrëngatat e vogla shkaktoheshin nga fëmijët e kuçedrës. Para vitit të 12-të të jetës së saj, kuçedra ishte një bollë. Ajo rritej në shpellat e maleve në një
gjatësi të tillëj që mund të lëvizte e të rrotullohej me mundim. Kur donte të dilte nga strofka e saj, ajo priste lëkurën dhe humbiste kështu shumë gjak. Shpesh kuçedrat ua shteronin ujin njerëzve dhe kjo mungesë e ujit nuk merrte fund, derisa asaj t’i bënin fli njerëz, të cilët ajo i gëlltitte të gjallë. Kuçedrat mund të mateshin vetëm me dragonjtë. Besimin mbi kuçedrat e gjejmë edhe tek arbëreshët e Sicilisë (Piana degli Albanesi). Në kuptimin e figurshëm, kuçedër do të thotë grua zemërligë, që zihet me të gjithë e fut në sherr edhe të tjerët.