Kamila
Kamila, mbretëreshë legjendare e fiseve volsë të Italisë së Mesme, bija e Metabit, e dëgjuar si vrapuese e shkëlqyer në shërbim të Dianës. Është një nga heroinat e «Eneidës» (Kënga XI), ku Virgjili shkruan se ajo mund t’i kalonte me shpejtësi kallëzat, pa i thyer kërcejtë. Me
të atin jetoi në pyje dhe u bë një gjahtare dhe luftëtare e mirë. U vra në luftim nga shoku i Eneut, Arunti.