Gigu
Gigu, bari nga Lidia. Legjenda klasike tregon se ai zotëronte një unazë magjike me ndihmën e së cilës mund të bëhej i padukshëm. Ambicioz, ai e futi në gishtin e tij dhe shkoi te pallati i mbretit të Lidisë, Kandauli. Ky i fundit i tregoi mikut të vet gruan mbretëreshë të zhveshur. E fyer, gruaja i propozoi Gigut të zgjidhte: ose të vritej për këtë paturpësi ose të vriste Kandaulin dhe të martohej me të. Gigu zgjodhi propozimin e fundit dhe u bë mbret Me emrin Gig quhet gjithashtu njëri nga Hekatonklrët.