Dragoi
Dragoi, figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një qenie shumë e fuqishme me fletë të padukshme nën sqetull. Sipas legjendës, kur kuçedra donte të dëmtonte njerëz dhe vende, Dragoi fluturonte me të shpejtë krndër kuçedrës dhe e vriste me armët e tij, që ishin topuzi, heshta dhe gurët. Në kuptimin e figurshëm, fjala dragua do të thotë trim i madh që nuk e ka shokun.