← Diaspora
Live · Diaspora · 08:57 · 14 Korrik 2026

Pse largohet Elseid Hysaj nga Lazio?

Mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë karrierën në Serie A me Lecce, pasi skadimit të kontratës me Lazion

ROMË — Elseid Hysaj është shumë pranë gjetjes së skuadrës së re, pasi Lecce po avancon negociatat për transferimin e mbrojtësit të krahut. Bisedimet mes palëve janë në zhvillim dhe klubi italian shpreson ta mbyllë marrëveshjen në ditët në vijim. Mbrojtësi shqiptar i dha fund aventurës pesëvjeçare me Lazion këtë verë, duke u larguar si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.

Sezonin e kaluar, 32-vjeçari u aktivizua në vetëm pesë ndeshje të Serie A, ndërsa gjatë pesë viteve të tij me klubin nga kryeqyteti italian regjistroi gjithsej 131 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime.

Sipas Telegrafit, Elseid Hysaj do të vazhdojë karrierën në Serie A, ku do të sjellë eksperiencën e tij te Lecce, skuadër që synon të forcojë repartin defensiv për sezonin e ri. Përndryshe, ai do të bëhet bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar Medon Berisha.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/elseid-hysaj-largohet-nga-lazio-por-mbetet-ne-serie-a/ — Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #diaspora

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën