Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
18:59 Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim për Specialen18:58 Pse u dënua Hashim Thaçi, analizë nga Ben Blushi18:48 Gjeloshaj: Vendimi i Speciales, ditë zie për shqiptarët18:45 Të famshmit shqiptarë reagojnë pas dënimeve të Hagës për ish-udhëheqësit e UÇK-së18:28 Kostadinovski: Besimi në gjyqësor në nivelin më të ulët historik18:09 Gjeloshaj: Beteja ligjore për ish-krerët e UÇK-së do të vijojë17:59 Marta Kos kërkon respektim të vendimit të Speciales dhe të drejtë ankese17:34 Pogradeci–Flamurtari dhe Besëlidhja–Besa zhvendosen në orarin e 13:3017:23 Ben Saunders, fituesi i parë i The Voice of Holland, gjendet i vdekur në liqen17:04 Ambasada e Kosovës në Hagë kërkon qetësi pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Të shtëna në dy ahengje në Shtime — policia sekuestron dy armë

Të dyshuarit, 25 dhe 27 vjeç, u liruan pas intervistimit; rastet u iniciuan me urdhër të prokurorit.

Redaksia ZHURMA 09:08 1 min lexim
Të shtëna në dy ahengje në Shtime — policia sekuestron dy armë
FOTO · Ilustrim · Policia e Kosovës - Veturat e njësitit K9 (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHTIME — Më datën 30.07.2026, policia në Shtime ka trajtuar dy raste të ndara të të shtënave gjatë ahengjeve familjare. Rasti i parë është raportuar rreth orës 22:30 në fshatin Petrovë, ku i dyshuari L.S. (25-vjeç) ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri dhe ka dorëzuar një pistoletë me dy fishekë.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 23:30 në rrugën “Fazli Grajqevci” në Shtime, ku i dyshuari E.R. (27-vjeç) ka dorëzuar një armë me gaz, e cila dyshohet se ishte përdorur gjatë një ahengu familjar.

“Në të dy rastet, me urdhër të prokurorit të shtetit janë iniciuar rastet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Armët janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, tha Policia në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë apel te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje familjare apo në çfarëdo rrethane tjetër festive. Përdorimi i armëve rrezikon seriozisht jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe përbën vepër penale.

Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA

Komentet