Sport
SHQ
Dështon transferimi i sulmuesit të Kombëtares te Cremonese
Marrëveshja për kalimin e Cristian Shpendit te Cremonese ka dështuar papritur në momentet e fundit.
Redaksia ZHURMA
10:39
1 min lexim
Marrëveshja që dukej e mbyllur për transferimin e sulmuesit të Kombëtares, Cristian Shpendi, te Cremonese ka dështuar në mënyrë të papritur. Sipas raportimeve të para, klubi i Cremoneses do t'i paguante Cesenës 4 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili pritej të firmoste deri në vitin 2030.
https://twitter.com/ILOVEPACALCIO/status/2094520588484104285
Arsyet e mosrealizimit të marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura. Për rrjedhojë, sulmuesi do të vazhdojë të luajë për Cesenën në Serie B.
Burimet: Albeu (klaster 1 outlets).