Pse u humb Argjentina në finale?
Dëshpërimi i futbollistëve të Argjentinës përfunduan në vendin e dytë në katër edicione të turneut më të madh të futbollit
— Argjentina u shpall nënkampione e botës për herë të katërt në histori, duke barazuar Gjermaninë si kombëtarja me më shumë finale të humbura në historinë e Kupës së Botës. 'Albicelestet' kanë përfunduar në vendin e dytë në katër edicione të turneut më të madh të futbollit: 1930 - humbje në finalen e parë të historisë së Botërorit ndaj Uruguait, 1990 - humbje ndaj Gjermanisë në finalen e zhvilluar në Romë, 2014 - humbje ndaj Gjermanisë pas golit të Mario Gotze në kohën shtesë dhe 2026 - humbje ndaj Spanjës pas golit të Ferran Torres në minutën e 106-të.
Argjentina mbetet po ashtu një nga kombëtaret më të suksesshme në histori, me tre trofe të fituara të Kupës së Botës në vitet 1978, 1986 dhe 2022. Për Lionel Messin, kjo ishte finalja e tretë e Botërorit në karrierë. Pas humbjes në 2014 dhe triumfit historik në 'Katar 2022', aventura e tij e fundit në një finale botërore përfundoi me medaljen e argjendtë dhe lotët në fundin e ndeshjes.
Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/kater-deshtime-ne-finale-argjentina-barazon-rekordin-e-gjermanise
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.