Një ekip gazetarësh amerikanë në janarin e vitit 1998, vizitoi Prekazin. Për t’i pritur kishte dalë vet komandanti legjendar Adem Jashari. Atë ditë u realizuan edhe disa fotografi ku komandanti legjendar bashkë me Ilaz e Hasan Kodrën shihen të maskuar. Por, cila janë prapaskenat dhe si u realizua kjo fotografi e cila rrallë u shfaq në publik, për Tëvë1 e ka zbuluar vet Hasan Kodra.

Lajmi iu erdhi se po vinte një ekip i huajsh gazetarësh. Kështu, Prekazi në fillim të vitit 1998, u bë gati që opinionit botëror, t’ia prezantonte për herë të parë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vendpritja për ta, u caktua Kulla e Ilaz Kodrës në Prekazin e Poshtëm.

E nikoqirët, ishin vet komandantët e UÇK-së, në krye me Adem Jasharin. Por, para se intervista të fillonte, fillimisht u kërkuan disa fotografi. “Njëri prej fotografëve që ishte me ta së bashku, ishte i ndjeri Haqif Mulliqi, bashkë me ta, i kemi bërë disa foto të ndryshme në oborr, por jo me maska. Ata (fotografët e NY Times) e panë të arsyeshme t’i bëjmë disa fotografi me maska…..Atëherë pozita ku ishim në oborr nuk ishte e mirë (e identifikueshme) kërkuan ta bëjmë një fotografi pranë një muri që ishte afër shtëpisë së komandantit, Ilaz Kodra”, thotë Hasan Kodra , bashkëlufetar i Adem Jasharit.

Para gazetarëve amerikanë të New York Times, dolën tre burra të maskuar e me uniforma ushtarake. Kështu lindi edhe kjo fotografi, e cila rrallë herë e shfaq në publik. Por, kjo nuk është fotografia e vetme që gazetarët amerikanë e bën atë ditë në Prekaz. Vet Hasan Kodra ka zbuluar edhe këto fotografi, në të cilat shihet komandanti legjendar, Adem Jashari i maskuar.

Nga këtu, bashkë me ekipin e gazetarëve u kthyen në kullën e Ilaz Kodrës. Përgjegjësinë për ta dhënë intervistën pa maskë, e mori Hamëz Jashari. Por ky i fundit, urdhëroi që vetëm një njeri brenda odës, të qëndronte i maskuar. “Hamza para se mu ulë, na u drejtua neve që ju jeni vetëm valltar ndërsa unë e udhëheq vallen. Do të thotë Hamza do ta bëj intervistën, mua mu drejtua mësues, mos e heq maskën, sepse je duke punuar në Arsim”, rrëfen Kodra. Vetëm dy muaj pas kësaj interviste, forcat serbe me 5 mars të vitit 1998, sulmuan lagjen Jashari në Prekaz. /Marrë nga tëvë1.info

Ruaje Historinë

Eksploro koleksionin tonë të artefakteve dhe pikturave të lidhura me këtë figurë historike në Zhurma Shop.

Hap Zhurma Shop

Lexo më shumë nga Zhurma

Naim Frashëri — Ylli i Mëngjesit

Naim Frashëri — Ylli i Mëngjesit

Poeti më i madh kombëtar shqiptar, "Ylli i Mëngjesit" i Rilindjes Kombëtare, autori i "Bagëti e Bujqësi" dhe "Histori e Skënderbeut" — zëri që zgjoi ndërgjegjen e një kombi.

· 1 min read
Ibrahim Rugova — Presidenti i Paqes

Ibrahim Rugova — Presidenti i Paqes

Udhëheqësi i rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës dhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, i njohur për shallën e tij karakteristike dhe vizionin e pavarësisë.

· 1 min read