Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

22-vjeçari shqiptar plagos me thikë marokenin në Itali

Një konflikt për motive xhelozie pranë stacionit të trenit në Treviglio përfundoi në plagosjen e rëndë të një 35-vjeçari.

Redaksia ZHURMA 10:32 1 min lexim
22-vjeçari shqiptar plagos me thikë marokenin në Itali
FOTO · boldnews.al Arkivi ZHURMA

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Treviglio të Italisë, nën akuzën se ka tentuar të vrasë një 35-vjeçar me origjinë marokene. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, gjatë një përplasjeje të dhunshme që nisi në stacionin e trenit dhe përfundoi me goditje me thikë.

Sipas hetimeve dhe dëshmive të mbledhura nga autoritetet, në qendër të konfliktit mes dy burrave dyshohet se ishte një çështje xhelozie dhe e dashura e 35-vjeçarit. Dy personat kishin zbritur nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios, ku 35-vjeçarin e prisnin edhe dy persona të tjerë, miq të tij. Debate mes palëve u përshkallëzua shpejt në dhunë fizike.

Pronari i një lokali pranë stacionit ka dëshmuar se i ka parë personat duke u grindur dhe se 22-vjeçari shqiptar ka bërë thirrje duke kërcënuar. Konflikti vijoi më pas në një parking në bulevardin Vittorio Veneto, ku 35-vjeçari u godit në krah dhe në shpinë. I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i riu shqiptar u arrestua nga karabinierët dhe ndodhet në burg.

Burimet: BoldNews; Vizion Plus; JavaNews; BalkanWeb; Bota Sot (klaster 5 outlets).

Komentet